Futboll

Tonalit i përfundon dënimi në fund të gushtit

Sandro Tonali

Newcastle Unitedi ka thënë se Sandro Tonali do të ketë të drejtë loje nga 28 gushti pas dënimit 10 mujor pas thyerjes së rregullave të bastvënies. 

Federata e Futbollit e Italisë e dënoi 24-vjeçarin në tetor të vitit 2023 pasi kishte thyer rregullin të cilin lojtarëve u ndalohet të vënë baste në ngjarjet futbollistike të organizuara nga UEFA dhe FIFA. Kjo kishte ndodhur kur ai luante në Itali te Milain. 

Mesfushori italian iu bashkua Newcastlet nga Milani në korrik të vitit 2023 për 64 milionë euro. 

Dënimi i erdhi pasi ai kishte luajtur 12 ndeshje për Newcastlen. 
Ndeshja e parë e Tonalit pas kthimit në fushë mund të jetë në “Carabao Cup” kundër Nottingham Forestit.