Futboll

Tonali i gatshëm për ndeshjen ndaj Forestit

Sandro Tonali

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Sandro Tonali, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Nottingham Forestit, në raundin e dytë të Kupës FA. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Newcastle Unitedit, Eddie Howe. 

Ndeshja ndërmjet Nottingham Forestit dhe Newcastle Unitedit do të zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00. 

“Ai patjetër do të jetë në skuadër të mërkurën. Ai është në formë. Thjesht nuk ka pasur minuta në fushë, për të cilët lojtarët do t’ju thonë se është gjëja më e rëndësishme brenda lojës. Ai ka punuar jashtëzakonisht shumë për të qenë në gjendje të mirë fizike dhe për t’u siguruar që është më në formë se sa ishte kur u ndalua”, ka deklaruar Howe, shkruan të martën “Reuters”. 

Federata e Futbollit e Italisë e dënoi 24-vjeçarin në tetor të vitit 2023 pasi kishte thyer rregullin me të cilin lojtarëve u ndalohet të vënë baste në ngjarjet futbollistike të organizuara nga UEFA dhe FIFA. Kjo kishte ndodhur kur ai luante në Itali te Milani.