Skuadra e Atletico Madridit është duke e shqyrtuar mundësin e transferimit të mbrojtësit të Nices, Jean-Clair Todibo, shkruajnë të shtunën mediumet spanjolle.
Francezi këtë edicion është duke kaluar formë të mirë në kampionatin francez.
Ai në 28 paraqitje në të gjitha garat ka kontribuar me tri asistime.
Interesim për Todibon ka shprehur edhe skuadra e Manchester United.
27-vjeçari me Nicen ka kontratë deri në vitin 2027. Ai te skuadra franceze erdhi në vitin 2021, nga Barcelona për tetë milionë euro.
Me përfaqësuesen e Francës, Todibo ka të zhvilluar vetëm dy ndeshje.