Futboll

TKZ e IE: Dashuria për Kombëtaren më e madhe se pazaret e federatës

TKZ

Grupet e tifozëve, Tifozat Kuq e Zi dhe Illyrian Elite, dolën me një deklaratë të përbashkët pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për mënyrën e shitjes së biletave për ndeshjet e Shqipërisë.

Dy grupet, që vlerësohen prej më të mëdhave që përkrahin Shqipërinë, kanë vendosur të bashkojnë forcat.

“Pas një takimi të përbashkët vëllazëror dhe qëllim mirë, vendosëm që të jemi bashkë në sfidat që gjendemi para. Bashkimi e bën fuqinë, e së bashku kemi vetëm dashuri për Kombëtaren, që është më e madhe se pazaret e federatës. Shihemi së shpejti!”, shkruan në komunikatën e përbashkët.