Futboll

Tjetër paraqitje impresive nga superylli Messi

Lionel Messi - Inter Miami

Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në fushat e futbollit.

Të dielën, Messi udhëhoqi Inter Miamin drejt fitores 3:1 ndaj Nashville SC, në ligën MLS të SHBA-së.
Argjentinasi i shënoi dy gola, ndërsa asistoi për Sergio Busquetsin, ish-bashkëlojtarin edhe te Barcelona.
Në golin e parë të Messit, asistues ishte Luis Suarez.

Shifrat e Messit janë impresive. Në gjashtë ndeshjet e këtij edicioni në SHBA, ka realizuar shtatë gola, ndërsa i ka edhe tri asistime.