Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka ftuar Indrit Tucin për ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë. FSHF-ja ka njoftuar të mërkurën që Tuci është ftuar në vend të Myrto Uzunit, që është i lënduar.
Uzuni ishte lënduar në ndeshjen e fundit, por megjithatë u paraqit në kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Është konfirmuar që ai ka lëndim muskulor.
24-vjeçari Tuci është pjesë e Sparta Pragës.