Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është inkuadruar në pjesën e dytë te LASK-u që pësoi disfatë nga Sturm Grazi me rezultatin 1:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 25-të të Bundesligës austriake.
Berisha edhe në ndeshjen e kaluar luajti vetëm shtatë minutat e fundit në fitoren 1:0 ndaj Austria Klagefurtit.
LASK-u renditet në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Sturm Grazi është në vend të dytë me 29 pikë.