Futbollistet e Kosovës U17 kanë pësuar tjetër disfatë në kualifikimet për Evropianin që në këtë vit organizohet në Ishujt Faroe.
Pas disfatës 10:0 nga Gjermania në kuadër të Grupit A7, Kosova U17 e drejtuar nga Sanije Krasniqi, u mposht të enjten 3:0 nga Austria.
Ishte ndeshja e dytë e raundit të dytë kualifikues për “Euro 2025”.
Austria i prin grupit me gjashtë pikë, ndërsa Gjermania e Danimarka kanë nga tri pikë në vendin e dytë e të tretë.
Kosova U17 është e fundit pa pikë.
Fituesit e shtatë grupeve të Ligës A sa janë gjithsej avancojnë në turneun final, ndërsa vendet e fundit, përkatësisht të katërta, bien në Ligën B.