Futboll

Tjetër humbje e Dortmundit në Bundesligë

Bochum

Pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Stuttgarti, Borussia Dortmundi është mposhtur sërish në Bundesligë.

Dortmundi i drejtuar nga trajneri kroat, Niko Kovaç, u mposht të shtunën pasdite në udhëtim nga Bochumi me rezultatin 2:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 22-të të elitës së futbollit gjerman.

Të dy golat për vendësit i realizoi sulmuesi grek, Georgios Masouras, në minutën e 33-të dhe 35-të.

Për “verdhezinjtë” kjo ishte disfata e pestë në shtatë ndeshjet e fundit në ligë.

Dortmundi ka 29 pikë dhe është në vendin e 11-të.

Për Bochumin kjo ishte shumë fitore e rëndësishme pasi është duke luftuar për mbetje në elitë.

Ka 14 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.