Në Petrovc të Malit të Zi të mërkurën është shënuar një tjetër gol qesharak, që në mediumet malazeze është vlerësuar si skandal i radhës.
Në ndeshjen e mbetur të xhiros së 10-të të elitës së futbollit të Malit të Zi, Buduqnosti e mposhti në udhëtim Petrovcin, 4:1.
Por, goli i pranuar nga Buduqnosti, përkatësisht nga portieri i Përfaqësuese së Malit të Zi, Milan Mijatoviq, ka qenë shumë i lehtë.
Argjentinasi Diego Castaneda gjuajti plogësht në drejtim të portës në minutën e 15-të, dhe i barazoi shifrat në 1:1.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Reagimi i portierit Mijatoviq ishte shumë i ngathët.
Në Mal të Zi janë realizuar shumë gola të dyshimtë në edicionin aktual.
Buduqnosti vazhdon të jetë lider në ligë me 39 pikë, nëntë më shumë se Petrovci i dyti.