Andi Zeqiri e ka regjistruar golin e dhjetë këtë edicion në të gjitha garat.
Zeqiri të dielën pasdite shënoi gol në fitoren e Standard Lieges.
Standardi si mysafir e mposhti Club Bruggen me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit belg.
Qendërsulmuesi Zeqiri e realizoi golin e barazimit në minutën e 67-të nga pika e bardhë.
Ai luajti deri në minutën e 79-të.
Te vendësit deri në minutën e 89-të u paraqit mesfushori Ardon Jashari.
25-vjeçari Zeqiri në 25 ndeshjet e zhvilluara deri më tani krahas dhjetë golave ka edhe katër asistime.
Standard Liege ka 38 pikë në pozitën e shtatë.
Club Brugge është në vendin e dytë me 52 pikë.