Futboll

Tjetër fitore e Parisit në Ligue 1

PSg

Paris Saint-Germaini ka vazhduar shkëlqimin në Ligue 1 të Francës edhe pasi tashmë e ka siguruar titullin e kampionit.

Parisi ka arritur tjetër fitore duke e mposhtur të shtunën Le Havren me rezultatin, 2:1.

Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të.

Supertalenti francez Desire Doue e realizoi golin e parë në minutën e tetë.

Doue është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion.

Ky ishte goli i 13-të në 45 ndeshjet e zhvilluara për 19-vjeçarin Doue.

Gonçalo Ramos shënoi për 2:0 në të mirë të parisienëve në minutën e 50-të.

Dhjetë minuta më pas, Issa Soumare, e realizoi golin e vetëm për Le Havren.

Parisi e mban vendin e parë me 77 pikë.

Skuadra e Luis Enriques është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Le Havre renditet në pozitën e 16-të me 27 pikë.