Bayern Munichu ka dështuar në negociata me disa trajnerë për ta drejtuar skuadrën në edicionin tjetër. Pasi Thomas Tuchel tregoi për largimin në fund të edicionit, Bayerni ka kthyer vëmendjen për rikthimin e Hansi Flickut.
Flick mund ta drejtojë Bayernin në periudhën e dytë, pasi tashmë ka nisur bisedimet, ka shkruar “The Athletic” të shtunën.
Bayerni dështoi që ta bindë Xabi Alonson, Julian Nagelsmannin dhe Ralf Rangnickun.
Flick është papunë qëkur u shkarkua nga Përfaqësuesja e Gjermanisë në vitin 2023. Për të u fol se mund ta marrë drejtimin e Barcelonës, por Xavi Hernandez vendosi të vazhdojë me “blaugranan” edhe për një edicion tjetër.
Flicku e fitoi “tripletën” në edicionin 2019/20, që ishte i pari i tij në krye të bavarezëve. Ai i fitoi 70 prej 86 ndeshjeve në krye të Bayernit, por u shkarkua nga Gjermania pasi pati vetëm 12 fitore nga 25 sa i drejtoi gjermanët.