Futboll

Tjetër dështim i Baselit

Baseli

Baseli ka lëshuar tjera pikë të rëndësishme në garën për titull në Zvicër.

Të dielën mbrëma Baseli luajti 1:1 në shtëpi me Lausannen. Ndeshja i takoi xhiros së 24-t.

Kevin kaloi në epërsi 1:0 Baselin që në minutën e tretë. Më pas Lausannes iu anuluan dy gola. Alban Ajdinit iu anulua një gol për lojë me dorë. 

Por në minutën e 67-të, Marëin Hitz shënoi autogol për 1:1. Shifrat më nuk ndryshuan.

Xherdan Shaqiri e Leon Avdullahu kompletuan ndeshjen te Baseli. Prej minutës së 77-të luajti edhe Albian Ajeti.

Alban Ajdini luajti deri në minutën e 64-t për Lausannen.

Me barazim, Baseli dështoi të kthehet në pozitën e parë. I ka 41 pikë, një më pak se Lugano. Luzerni është i treti me 39 pikë, sa edhe Servette në vendin e katërt.

Servette fitoi 2:1 ndaj Grasshopperit.

Baseli në xhiron e kaluar kishte pësuar 2:1 nga Servette.