Tirana i ka përfunduar garat në Evropë për këtë edicion.
Skuadra e Superiores së Shqipërisë humbi 1:0 në “Elbasan Arena” të enjten mbrëma nga Torpedo Kutaisi dhe është eliminuar nga Liga e Konferencës.
Ndeshja i takoi raundit të parë kualifikues të garës së nivelit të tretë për nga rëndësia.
Ndeshja e parë në Gjeorgji javën e kaluar përfundoi 1:1.
Golin që e vendosi sfidën dhe avancimin tutje të skuadrës gjeorgjiane, e shënoi sulmuesi norvegjez, Bjorn Johnsen.
Në rrethin e dytë kualifikues, Torpedo Kutaisi takohet me Omonian qipriote.