Mbrojtësi i Arsenalit, Jurrien Timber, nuk ishte në gjendje t’i ndihmojë Përfaqësueses së Holandës në ndeshjen e parë ndaj Spanjës.
Timber për shkak të gripit i mungoi të enjten Holandës në barazimin 2:2.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kombeve.
Holanda të dielën nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Spanja në ndeshjen kthyese. Në Valencia do të kuptohet gjysmëfinalisti.
Federata holandeze e futbollit ka njoftuar se Timber do të mungojë në ndeshjen e kthimit.
Selektori i Holandës, Ronald Koeman, e ka ftuar mbrojtësin e Aston Villas, Ian Maatsen, për ta zëvendësuar Timberin.
“Tulipanëve” do t’i mungojë edhe 19-vjeçari Jorrel Hato për shkak të kartonit të kuq që e mori të enjten.
Maatsen u ftua me vonesë edhe në Euro 2024.