Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë ka vendosur që skuadrën e Ferizajt ta gjobisë me 1200 euro, për shkak se një tifoz i kësaj skuadre ka dashur ta sulmojë një futbollist të Llapit.
Ferizaj – Llapi i takoi xhiros së 24-t të elitës së futbollit të Kosovës dhe përfundoi 2:1 në të mirë të ferizajasve.
“FC Ferizaj, lëshim në organizim të ndeshjes. Në minutën 88 pas një faulli të akorduar për FC Ferizaj, një tifoz i ekipit vendas kaloi rrethojat dhe futet në fushë 3-4 metra, tentoi ta sulmojë lojtarin mysafir që shkaktoi faullin mirëpo falë intervenimit të lojtarëve vendas dhe pjesëtarëve të sigurimit u evitua më e keqja. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv të ndeshjes Ferizaj –Llapi. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1200 euro”, shkruan në vendimin e Komisionit Disiplinor dhe Etikës.