Futboll

Tifozët e Rijekas përleshen me Policinë, ndërpritet ndeshja

Rijeka

Ndeshja kthyese ndërmjet Olimpija Lubjanës dhe Rijekës kroate është ndërprerë në minutën e 64-t.

Tifozët e Rijekës kanë shkaktuar incident, duke hedhur fillimisht fishekzjarrë në fushë dhe në drejtim të tifozëve të skuadrës sllovene. Policia u afrua për ta qetësuar situatën dhe nisi t’i largonte ata nga stadiumi.

Por tifozët “Armada” nisën përleshjen edhe me policinë.

Lojtarët janë dërguar në dhomat e zhveshjes deri sa të qetësohet tërësisht situata dhe të ketë kushte për lojë, raporton “index.hr”.

Olimpija Lubjana është duke fituar 5:0 në ndeshjen kthyese të plejofit të Ligës së Konferencës.

Në Kroaci dueli ishte mbyllur baras, 1:1.