Tifozët e Chicago Fire për momentin nuk flasin mirë për futbollistin e Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri ka marrë shumë kritika në rrjetet sociale. 32-vjeçari kritikohet, ndër të tjera, edhe për mungesë angazhimi. Me vetëm dhjetë pikë nga 12 ndeshje në ligë, Chicago është në vendin e parafundit në Konferencën Lindore të MLS-së.
Shaqiri është lider brenda ekipit, por nga tifozët vlerësohet se nuk po e arsyeton pagën e majme. Shaqiri është ndër lojtarët më të paguar në MLS.
Me Chicagon ka kontratë deri në fund të këtij viti. Siç raportohet nga mediume të ndryshme, disa shikues po bëjnë thirrje për një shitje të hershme. Shaqiri së shpejti do t’i bashkohet Zvicrës për Evropianin që do të mbahet në Gjermani.
Ai në dhjetë paraqitje në MLS këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një herë.