Futboll

Thiago kthehet te Barcelona, tani si trajner

Thiago Alcantara

Barcelona ka konfirmuar të mërkurën se Thiago Alcantara do t’i bashkohet stafit të trajnerëve. 

Ish-mesfushori spanjoll do të ribashkohet me ish-trajnerin e Bayern Munichut, Hansi Flick. 

Thiago Alcantara u pensionua nga futbolli aktiv më herët gjatë këtij muaji. 

Ai do të jetë ndihmesë për skuadrën në fazën përgatitore të Barçës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Barcelona në SHBA do të luajë miqësore kundër Manchester Cityt, Real Madridit dhe Milanit. 

33-vjeçari zhvilloi 100 paraqitje për klubin nga Katalunja.