Futboll

Thellohet edhe më shumë kriza e Cityt

City

Në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Manchester City e ka vetëm një fitore, nëntë humbje e dy barazime. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola të shtunën u mposht edhe nga Aston Villa me rezultatin 2:1. 

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 17-të të Premier Leagues. 

Golat për Aston Villan i realizuan Jhon Duran në minutën e 16-të dhe Morgan Rogers në minutën e 65-të. 

Golin e vetëm të Cityt e realizoi Phil Foden në minutën e 93-të.

Për kampionin në fuqi të Anglisë kjo ishte ndeshja e tetë që e luan si mysafir që pranon dy e më shumë gola. Kjo nuk i kishte ndodhur që nga viti 2001. 

City ka 27 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. 

Aston Villa ka një pikë më shumë dhe është në vendin e pestë.