Futboll

Thaqi, më i miri i xhiros

Armend Thaqi

Armend Thaqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë e shënoi golin e fitores për Gjilanin në derbin ndaj Dritës.

Vlerësimin e bëri FFK-ja përmes një komisioni të veteranëve të futbollit.

“Edhe pse ishim në një moment të vështirë në tabelë dhe bëmë disa gabime, fitoreja na solli tri pikë të rëndësishme që na kthyen qetësinë dhe atmosferën pozitive. Kur fiton derbin, jo vetëm që mposht rivalin në tabelë, por gjithashtu fiton rivalitetin e qytetit, që është një motiv i jashtëzakonshëm për ndeshjen e ardhshme. Kjo fitore na jep besim për ndeshjet që na presin dhe për sezonin pranveror. Klubi ka bërë investime të mëdha dhe ne jemi të motivuar të arrijmë një vend në garat europiane, që do të ishte një objektiv shumë i merituar”, ka thënë Armend Thaqi.