Futboll

Thaqi e vendos derbin e Anamoravës

SC Gjilani

Me golin e Armend Thaqit, Gjilani e ka fituar derbin ndaj Dritës me rezultatin 1:0.  Kjo ndeshje i takoi javës së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Thaqi e realizoi golin e fitores për Gjilanin në minutën e 87-të.  Ish-mbrojtësi i Ballkanit, Thaqi, shënoi gol të bukur nga distanca. 

Për Thaqin ky ishte goli i katërt këtë edicion. 

Për Dritën kjo ishte disfata e dytë në 17 ndeshje të luajtura deri më tani.  Drita ka 37 pikë dhe është në pozitën e parë. Ka shtatë pikë më shumë se Ballkani që është në vendin e dytë. 

Gjilani ka 21 pikë dhe është në pozitën e gjashtë.
 


Gjilani në epërsi

Gjilani ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Dritës .

Armend Thaqi realizoi për 1:0 në minutën e 87-të.


Pa  gola në pjesën e parë të derbit gjilanas

Nuk janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes Gjilani – Drita.

Ndeshja po zhvillohet në Gjilan dhe i takon xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Skuadra e Gjilanit krijoi disa raste, por që nuk i konkretizoi. Momentet e veta i kishte edhe liderja e klasifikimit, Drita.