Manchester Unitedi ka rekord të mirë në ndeshjet ndaj Portos, por skuadra e drejtuar nga trajneri Erik ten Hag po ka vështirësi në fitimin e ndeshjeve.
Unitedi ka ecuri prej tri ndeshjeve rresht pa fitore.
Të enjten nga ora 21:00 luan në udhëtim te Porto, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Evropës.
Mediat angleze kanë shkruar se holandezi i ka edhe dy ballafaqime për ta ruajtur punën si drejtues i “djajve të kuq”.
Jashtë shtëpisë në edicionin aktual, Unitedi ka fituar vetëm një ndeshje.
Ndërkohë, Porto është pa humbje në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi.
Portu e humbi ndeshjen e parë të Ligës së Evropës 3:2 nga Bodo/Glimti, kurse Unitedi barazoi 1:1 me Twenten.
Të dyja këto skuadra për herën e fundit janë takuar në Ligën e Kampionëve në vitin 2009, kur Cristiano Ronaldo kishte shënuar supergol.
Nga ora 21:00 luajnë edhe Athletic Bilbao – AZ Alkmaar, Beshiktash – Eintracht Frankfurt, Elfsborg – Roma, PAOK – FCSB, Viktoria Plzen – Ludogorets, Rangers – Lyon, Royale Union – Bodo/Glimt dhe Twente – Fenerbahce.
Ndërkohë nga ora 18:45 luajnë Ferencvaros – Tottenham, Hoffenheim – Dynamo Kiyv, Lazio – Nice, Maccabi Tel Aviv – Midtjylland, Olympiacos – Braga, Qarabag – Malmo, Real Sociedad – Anderlecht, RFS – Galatasaray dhe Slavia Praga – Ajax.
Të enjten në orarin prej 18:45 dhe 21:00 luhen edhe ndeshjet e tjera të xhiros së parë të Ligës së Konferencës.