Futboll

Terziq jep dorëheqjen nga Dortmundi

Edin Terziq

Trajneri Edin Terziq ka dhënë dorëheqjen nga Borussia Dortmundi të enjten. Klubi e ka pranuar kërkesën e trajnerit me rrënjë boshnjake.

Padyshim është ndër lajmet më befasuese të verës, të cilin e ka konfirmuar Dortmundi në rrjetet sociale 

Terziqi udhëhoqi Dortmundi në finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon, ku u mposht 2:0 nga Real Madridi.

Por me 41-vjeçarin, mungoi suksesi në Bundesligë. Sivjet u rendit në vendin e pestë, ndërsa vitin e kaluar e humbi titullin në xhiron e fundit.

Raportohet se Terziq ka pasur përplasje me mbrojtësin legjendar të Dortmundit, Mats Hummels.