Futboll

Ten Hagu ka mbështetjen e plotë të drejtuesve të Unitedit

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Trajneri holandez Erik ten Hag edhe pas rezultateve jo të mira me Manchester Unitedin në hapje të Premier Leagues, vazhdon të ketë mbështetje të madhe nga drejtuesit e klubit anglez.

Të martën drejtori ekzekutiv i Unitedit, Omar Berrada, u shpreh se do ta mbështesin projektin e holandezit.

“Eriku ka mbështetjen tonë të plotë. Ne mendojmë se ai është trajneri i duhur për skuadrën. Ne kemi punuar shumë së bashku në këtë afat kalimtar dhe do të vazhdojmë të punojmë me të për të ndihmuar në marrjen e rezultateve më të mira nga ekipi. Ne nuk duam të fitojmë vetëm një Premier League dhe të jemi të kënaqur. Ne duam të krijojmë një ekip që është i aftë të garojë për Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Berrada.

Unitedi ka dy disfata dhe një fitore. U mposht nga Brightoni e Liverpooli kurse arriti fitore ndaj Fulhamit.