Futboll

Ten Hag: Tifozët po vazhdojnë të na përkrahin

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ndien përkrahjen e tifozëve edhe pas rezultateve jo të mira këtë edicion në Premier League. 

Unitedi të dielën u mposht nga Tottenham Hotspuri me rezultatin e thellë, 3:0. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara këtë edicion, Manchester Unitedi ka dy fitore, një barazim dhe tri humbje. 

Unitedi në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Ligën e Evropës barazoi me Twenten me rezultatin 1:1. 

“Tifozët po vazhdojnë të na mbështesin. Ju mund të shihni se ne jemi gjithmonë atje së bashku”, ka thënë holandezi Ten Hag. 

Ten Hag ndër të tjera ka theksuar se Unitedi duhet të fitojë trofe. 

“Ne duhet të fitojmë trofe, kjo është ajo që përfaqëson ky klub. Ky klub ka ambicie të luajë në nivelet më të larta dhe ne duam të arrijmë Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar 54-vjeçari, shkruajnë mediumet angleze.