Futboll

Ten Hag, kandidat serioz për Leverkusenin

Erik ten Hag

Erik ten Hag

Bayer Leverkuseni po shqyrton opsionet nëse Xabi Alonso vendos të largohet nga posti i trajnerit për të kaluar te Real Madridi.

Sky Sports në Gjermani ka raportuar të mërkurën se holandezi Erik Ten Hag është kandidat serioz për ta drejtuar ekipin gjerman, kampionin e edicionit të kaluar të Bundesligës.

Deri më tani megjithatë nuk ka pasur biseda konkrete.

Ten Hag është pa punë prej se u larguar nga Manchester Unitedi.

Imanol Alguacil i Real Sociedadit është po ashtu kandidat i mundshëm për ta drejtuar Leverkusenin.