Futboll

Ten Hag i kundërpërgjigjet Ronaldos për komentet e fundit

Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo

Erik ten Hag u është kundërpërgjigjur komenteve të fundit të bëra nga Cristiano Ronaldo. 

Ylli portugez i futbollit ka thënë se skuadra aktuale e Manchester Unitedit nuk ka gjasa që ta fitojë Premier Leaguen. 

Dhe i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit holandez të “djajve të kuq”. 

“Ai ka thënë se Unitedi nuk mund ta fitojë Premier Leaguen. Ai është shumë larg Manchesterit. Të gjithë mund ta kenë opinionin e vet, është në rregull”, ka thënë Ten Hag, shkruan “Sky Sports” të enjten.

Ronaldo ka thënë në një emision me Rio Ferdinandin këtë javë se Unitedi duhet të rindërtohet për të pasur sukses.