Futboll

Tek Arsenali të vendosur të vazhdojnë me Sakan

Bukayo Saka

Drejtuesit e Arsenalit do t’i fillojnë bisedimet me sulmuesin anglez, Bukayo Saka, për të vazhduar kontratën.

Arsenali e sheh Sakan si pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës edhe për shumë vjet.

23-vjeçarit Saka, kontrata aktuale me Arsenalin i përfundon në verën e vitit 2027.

Ai është duke u përballur me një lëndim dhe ka munguar te londinezët që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Arsenalit deri më tani i ka munguar në 20 ndeshje.

Saka do t’i mungojë edhe përfaqësueses së Anglisë në dy ndeshjet e këtij muaji.

Në 24 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Saka ka kontribuar me nëntë gola dhe 13 asistime.

Sulmuesi pjesë e skuadrës së parë të Arsenalit është nga viti 2019.