Tedesco të dielën në konferencë për shtyp ka theksuar se humbja nga Franca në fazën nokaut të Evropianit është e dhimbshme ende.
“Në Kampionatin Evropian ishte një ndeshje e ngushtë kundër Francës. Ne mund të kishim fituar gjithashtu. Franca ishte pak më e mirë. Francezët meritonin të fitonin, por edhe ne kishim shanset tona. Do të ishte gënjeshtër nëse do të thosha se ajo ndeshje është harruar, ende dhemb. Unë shpesh mendoj për Kampionatin Evropian, por duhet të shikoni edhe përpara”, ka thënë Tedesco.
Belgjika dhe Franca do të takohen të hënën në kuadër të xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.