Futboll

Te Shqipëria të gatshme për ta siguruar Evropianin

Shqiperia

Futbollistet e Shqipërisë janë duke i zhvilluar përgatitjet e fundit për dy ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2025. 

Të premten Shqipëria do ta ketë ndeshjen e parë të plejofit për “Euro 2025”. Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, Shqipëria e pret Norvegjinë, kurse ndeshja kthyese luhet më 29 tetor. 

Janë ndeshjet gjysmëfinale të plejofit për Evropianin që mbahet vitin tjetër në Zvicër. Fituesi i duelit Shqipëri  Norvegji do të përballet me fituesin e duelit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Futbollistet e përfaqësueses kuqezi, Esmeralda Franja, Endrina Elezaj dhe Eriola Delija vlerësuan Norvegjinë, por besojnë në kalim tutje.