Futboll

Te Rubin Kazani mohojnë ofertat për Dakun

Mirlind daku

Rubin Kazani nuk ka pranuar asnjë ofertë për transferimin e sulmuesit të klubit, Mirlind Daku.

Lajmet rreth sulmuesit të Shqipërisë për një largim të mundshëm në këtë afat kalimtar dimëror, janë mohuar nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Alexander Aibatov.

“Për momentin, Daku është lojtar i Rubinit. Klubi nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare. Askush nuk është afruar për të”, ka thënë drejtori Aibatov të dielën në një intervistë dhënë mediumit rus “Championship”.

Edhe trajneri Rashid Rakhimov më herët ka thënë se Daku do të mbetet në skuadër dhe do të luajë për klubin deri në fundin e këtij edicioni.

Për Dakun është raportuar se edhe një klub francez ka shprehur interesim, por oferta zyrtare ka munguar.

Daku në edicionin aktual ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.