Futboll

Të rinjtë e 2 Korrikut në rundin e tretë të “UEFA Youth League”

Festa e 2 Korrikut

Të rinjtë e 2 Korrikut kanë vazhduar me suksese në “UEFA Youth League”, që është Liga e Kampionëve për të Rinj.

2 Korriku të mërkurën mbrëma në Dublin fitoi 3:1 në udhëtim te UCD FC, skuadra irlandeze dhe avancoi tutje me rezultatin e përgjithshëm, 5:2.

Rin Ahmeti me dy gola dhe Omer Shala me një tjetër, ishin shënuesit e këtij ballafaqimi.

Ahmeti shënoi fillimisht supergol në minutën e 13-të.

Vendësit barazuan rezultatin në minutën e 49-të me Jamie Rayanin.

Por Ahmeti shfrytëzoi gabimin e mbrojtësit kundërshtar në minutën e 64-t për 2:1, ndërsa Shala në minutën e 75-të, realizoi me kokë nga afërsia për rezultatin përfundimtar.

Kundërshtari i radhës për 2 Korrikun do të jetë Dinamo Kievi.

Ndeshja e parë luhet më 27 nëntor, ndërsa ajo kthyese më 11 dhjetor.


Shala shënon tjetër gol për 2 Korrikun

2 Korriku e ka shënuar edhe golin e tretë në udhëtim tek UCD FC dhe tani rezultati nga të dyja ndeshjet është 5:2 aktualisht. 

Mesfushori Omer Shala realizoi në minutën e 75-të.


Tjetër gol i Ahmetit, 2 Korriku U19 i afrohet raundit të tretë

2 Korriku ndonëse pranoi gol nga UCD FC në fillimin e pjesës së dytë, e ka kthyer epërsinë e një goli. 

“Verdhezinjtë” e kryeqytetit janë duke fituar 2:1.  

Edhe golin e dytë e shënoi talenti Rin Ahmeti.  Ai shfrytëzoi një pasim të gabuar të një kundërshtari, e kaloi portierin dhe shënoi në portën e zbrazët. 

Në ndeshjen e parë, 2 Korriku fitoi 2:1.


Rin Ahmeti kalon 2 Korrikun në epërsi me gol të shkëlqyer

Sulmuesi Rin Ahmeti ka shënuar gol të shkëlqyer për 2 Korrikun, në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve për të Rinj. 

Ahmeti në minutën e 13-të e kaloi 2 Korrikun në epërsi. Ai për mrekulli e kaloi një mbrojtës, e më pas e paraboloi portierin e skuadrës irlandeze, UCD FC. 

Ahmeti është 16-vjeçar.