Të mërkurën Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka nisur të shqyrtojë rastin e ndeshjes Rumani – Kosovë, të ndërprerë pas thirrjeve “Serbia, Serbia” nga tifozët rumunë. Ishin lojtarët e Kosovës që braktisën fushën dhe nuk u kthyen më. Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë, ndërsa rezultati ishte 0:0.
Sajti rumun “gsp” ka shkruar se dosja tashmë është në tavolinën e disiplinorit të UEFA-s. Nëse çështja nuk del shumë e komplikuar, vendimi pritet deri të enjten (nesër).
Procedura është hapur si ndaj federatës rumune ashtu edhe ndaj federatës kosovare.
Austriaku Thomas Partl e udhëheq komisionin që merr vendimin.