Milani, Juventusi, Interi dhe Atalanta do t’i zhvillojnë të martën dhe të mërkurën ndeshjet e mbetura të xhiros së 19-të të Serie A italiane. Katër skuadrat u paraqitën në Superkupën e Italisë javën e kaluar në Riad të Arabisë Saudite. Trofeun e Superkupës e fitoi Milani.
Milani të martën nga ora 18:30 luan në udhëtim ndaj Comos, kurse Atalanta e pret Juventusin në Bergamo nga ora 20:45. Interi e pret në Milano të mërkurën skuadrën e Bolognas. Ndeshja nis në orën 20:45.
Napoli është lider me 47 pikë. Interi zë vendin e dytë me 43 pikë, kurse Atalanta me një pikë më pak është në pozitën e tretë. Juventusi mban pozitën e pesë me 33 pikë, kurse Milani është në vendin e tetë me 28 pikë.