Pasi e mposhti Bayernin në Munih, Interi synon ta shfrytëzojë momentin e mirë për t’u kthyer te fitorja në Serie A.
Në xhiroin e kaluar Interi luajti 2:2 me Parman, ndërsa më pas në Champions fitoi 2:1 ndaj Bayernit në Gjermani.
Në program është xhiroja e 32-të e kampionatit italian, ndërsa Interi përballet me Cagliarin, të shtunën nga ora 18:00.
Interi është lider me 68 pikë. Napoli është i dyti me 65, derisa kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në fund.
Cagliari është i 15-ti me 30 pikë. Kësaj skuadre i duhen pikët për të ikur edhe më shumë nga zona e rrezikshme.
Të shtunën prej orës 20:45 Juventusi e pret Leccen në Torino. Juventusi mban vendin e pestë me 56 pikë. Kërkon të dal në vendin e katërt dhe kualifikimin në Champions. E katërta është Bologna me 57 pikë, derisa Atalanta renditet e treta me 58. Në garë për “zonën Champions” është edhe Lazio që renditet e gjashta me 55 pikë, por edhe Roma që i ka 53.
Atalanta – Bologna është prej ndeshjeve kryesore e së dielës. Zhvillohet prej orës 12:30. Në mbrëmjen e së dielës është derbi i qytetit mes Lazios dhe Romës.
Napoli e luan ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje. E pret Empolin të hënën prej orës 20:45.