Futboll

Te Burnley i dalin në mbrojtje portierit Muriq

Aro Muriq

Portieri i Kosovës, Aro Muriq, të shtunën bëri tjetër gabim që i kushtoi Burnleyt me humbje të pikëve. Burnley barazoi 1:1 me Brightonin në shtëpi në xhiron e 33-të të kampionatit anglez.

Muriq ishte fytyrë tragjike kur Burnley pësoi golin e barazimit në minutën e 79-të, pesë minuta pasi krijoi epërsinë 1:0. 25-vjeçari nuk arriti ta perceptonte siç duhet topin e kthyer nga bashkëlojtari i tij. Gabim të rëndë bëri edhe ndeshjen e kaluar ndaj Evertonit, të cilën Burnley e humbi 1:0.

“Unë mendoj se shumë lojtarë e kanë atë forcë të karakterit. Unë mendoj se nuk do të arrish në nivelin e lartë nëse nuk e ke karakterin e fortë. Muriqi do të ketë bërë shumë gabime gjatë gjithë karrierës së tij në zhvillimin e tij për të arritur këtu ku është tani. Kjo është arsyeja pse ju shihni lojtarët më të mirë që luajnë në këtë nivel, gabimet janë pjesë e lojës. Edhe jeta është me gabime. Nuk besoj se ka ndonjë portier, veçanërisht në nivelin më të lartë, i cili nuk ka një karakter të fortë pasi të ketë bërë një gabim, përndryshe ata nuk do të ishin aty. Ky nuk është një shqetësim për Aron”, ka thënë ndihmëstrajneri i Burleyt, Craig Bellamy, të mërkurën në konferencë për media.

Burnleyt është në garë për mbijetesë në Premier League të Anglisë. Zë vendin e parafundit me 20 pikë. Tri skuadra largohen nga Premier League. Trajner është legjenda Vincent Kompany.