Në dy ndeshjet e fundit, Milot Rashica ka ndihmuar Beshiktashin me dy asistime. Ndeshjen ndaj Goztepit, Beshiktashi e mbylli baras 1:1, kurse ndaj Hataysporit fitoi 5:1.
Për Rashicën ishin dy nga 11 asistimet e këtij edicioni. Ka shënuar katër gola në 38 ndeshje. Te Beshiktashi presin më shumë gola e asistime nga sulmuesi i krahut.
“Janë të shumta ndeshjet ku Rashica ka ndryshuar rrjedhën e lojës, sidomos me asistimet e tij”, shkruan “eaglemedia.tr” të hënën.
Për formën e mirë të Rashicës ka shkruar edhe mediumi tjetër turk “Fotomaç”.
“Futbollisti kosovar i Beshkitashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon. Rashica mund të arrij rekordin e karrierës nëse rritë numrin e golave në këto pesë ndeshjet e mbetura”, shkruan “Fotomaç”.
Në Bundesliga të Gjermanisë, në edicionin 2018/2019, Rashica si lojtar i Werder Bremenit kishte shënuar nëntë gola.
Rashica iu bashkua Beshiktashit në gusht të vitit 2023. Me ekipin turk ka kontratë deri në vitin 2027.