Futboll

“Tani, ose kurrë”, Amorim tregon bisedat me Unitedin

Ruben Amorim

Ruben Amorim ka thënë se ka dëshiruar që ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit në fund të edicionit, por e ka pranuar tani, pasi iu tha nga klubi se një gjë të tillë ai mund ta bëjë “tani ose kurrë”.

39-vjeçari Amorim u konfirmua trajner i ri i Manchester Unitedit të premten, ndërsa transferimin e plotë në “Old Trafford” nga Sportingu, do ta bëj më 11 nëntor.

Pas fitores 5:1 të premten mbrëma, Amorim sqaroi gjithçka.

“Kurrë nuk kam diskutuar më herët diçka me presidentin. Për tre ditë, u kam thënë se dua që të qëndrojë deri në fund të edicionit, por më pas zyrtarët e klubit më thanë se kjo nuk është e mundur. Ka qenë situatë tani ose kurrë, sepse Manchesteri do të shkonte për një tjetër opsion. Kisha vetëm tre ditë për të vendosur”, ka deklaruar Amorim.

Amorimi në krye të Unitedit e zëvendëson të shkarkuarin Erik ten Hag.