Mesfushori kosovar Lorent Talla të hënën e ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesioniste me Queens Park Rangers, që bën gara në Kategorinë e Dytë të Anglisë.
Talla, që karrierën si futbollist e nisi te QPR-ja, vitin e kaluar u ngrit nga ekipi U18 te ekipi U21.
Talla u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës.
“Kam pasur një sezon të mirë vitin e kaluar dhe thjesht dua të vazhdoj të përmirësohem dhe të vazhdoj përpara. Qëllimi tani është të impresionoj për ekipin e parë. Padyshim që dua të luaj rolin tim dhe të dëshmoj veten në skuadrën ku u zhvillova. Do të punoj për një vend në ekipin e parë. Unë do të vazhdoj të punoj shumë, duke besuar në aftësitë e mia dhe duke besuar në veten time”, deklaroi Talla.
19-vjeçari, debutimin e tij me ekipin e parë e bëri kundër Bournemouthit në Kupën FA.
Për Kosovën U19, Talla ka zhvilluar dy paraqitje.