Futboll

Szczesny thotë se e ka humbur betejën me nikotinën

Szczesny

Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, e sheh veten si model për të rinjtë vetëm në një aspekt. 

Ai është model në aspektin futbollistik, ka thënë polaku 35-vjeçar në një intervistë për “ESPN” të premten. 

Problemi i Szczesnyt është te pirja e duhanit. 

“Mos e bëni atë gjë! E kam humbur atë luftë”, ka thënë Szczesny. 

“E kam nisur këtë shprehi të keqe kur isha shumë i ri. Kështu që, kushdo që e sheh këtë, mos bëni çfarë kam bërë unë!”. 

Szczesny u kthye në futbollin profesionist ani pse ishte pensionuar. 

Ai iu bashkua Barcelonës si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegenit që u lëndua rëndë. 

Portieri polak e ka humbur vetëm një nga 25 ndeshje dhe nuk ka pranuar gol në 13 ndeshje me Barcelonën. Paraqitjet e tij vlerësohen shumë lart.