Ish-portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, është prezantuar të mërkurën nga skuadra e Barcelonës.
Ai u kthye nga pensionimit për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle si lojtar i lirë. Me Barçën ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Szczesny do ta zëvendësojë të lënduarin Marc-Andre ter Stegen. Gjermani do t’i mungojë Barçës për tetë muaj.
34-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Juventusit. Ka luajtur edhe për Romën, Arsenalin dhe Brentfordin.