Portieri polak Wojciech Szczesny është duke e menduar tërheqjen nga futbolli, ka raportuar të martën “Daily Mail”.
Polaku pritet ta shkëpusë kontratën e tij me skuadrën e Juventusit, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri të Juventusit, Thiago Motta.
Me Juventusin, Szczesny ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Klubit italian iu bashkua në vitin 2017 nga Arsenali dhe ka bërë 252 paraqitje. Karrierë ka bërë edhe te Arsenali, Roma dhe Brentfordi.