Futboll

Szczesny përfundon testet mjekësore te Barcelona

Wojciech Szcesny

Ish-portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, i ka kompletuar testet mjekësore te skuadra e Barcelonës. Ai kthehet pas pensionimit për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle si lojtar i lirë. Me Barçën do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare.

Szczesny do ta zëvendësojë të lënduarin Marc-Andre ter Stegen. Gjermani do t’i mungojë Barçës për tetë muaj.

34-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Juventusit. Ka luajtur edhe për Romën, Arsenalin dhe Brentfordin.