Wojciech Szczesny do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës. Ai kthehet pas pensionimit për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle si lojtar i lirë.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se ish-portieri i Arsenalit dhe Juventusit do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore gjatë kësaj jave.
Ai është ftuar për t’iu bashkuar Barcelonës pas lëndimit të rëndë që Andre ter Stegen e pësoi gjatë fundjavës. Ter Stegen iu nënshtrua operimit në gju të hënën.
Data e kthimit nuk dihet, por sipas raportimeve, Ter Stegen mund të mbetet jashtë fushës deri shtatë muaj.