Futboll

Supersfida në Skoci mes Rangersit e Bilbaos mbyllet baras

RAngers - Bilbao

Ndeshje në atmosferë të zjarrtë kanë luajtur Rangersi skocez dhe Athletic Bilbao nga Spanja. 

Gola nuk pati në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës, por fundi ishte dramatik. 

Mbrojtësi Robin Propper i Rangersit u përjashtua nga loja në minutën e 13-të. 

Më pas në minutën e 76-të, zëvendësuesi Alex Berenguer shënoi gol që u anulua pas rishikimit të situatës në VAR, për pozitë jashtë loje. 

Megjithatë, gjyqtari kryesor i ndeshjes dha penallti pasi gjatë ndërtimit të aksionit pati prekje me dorë në zonë. 

Berenguer e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe dështoi. 

Kështu, ndeshja përfundoi pa gola dhe gjithçka do të vendoset të enjten e ardhshme në ndeshjen kthyese. Nedim Bajrami u inkuadrua në minutën e 95-të te Rangersi.