Futboll

Superliga e Kosovës, LIVE - Llapi humb derbin dhe vendin e parë

KF Llapi - KF Drita

KF Llapi - KF Drita

Llapi e ka humbur derbin ndaj Dritës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

E ka humbur edhe vendin e parë në tabelën e Superligës së Kosovës në futboll.

Llapi të dielën në shtëpi u mposht nga Drita në kryendeshjen e xhiros së 28-të me rezultatin 1:0.

Golin e fitores për gjilanasit e shënoi Blend Baftiu në minutën e 42-të.

Ballkani kthehet në vendin e parë me 56 pikë, pas fitores ndaj Lirisë të dielën.

Llapi dhe Drita mbeten me nga 54 pikë në vendin e dytë dhe të tretë.


 Feronikeli 74 merr pikë ndaj Prishtinës

Feronikeli 74 ka marrë tjetër pikë të vlefhsme në garën për mbijetesë në Superligë.

Të dielën barazoi pa gola me Prishtinën në ndeshjen e xhiros së 28-të.

Feronikeli 74 vinte pas fitores ndaj Fushë Kosovës në xhiron e kaluar, ndërsa për Prishtinën është barazimi i katërt rresht në të gjitha garat, me rezultatin identik, 0:0.

Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 40 pikë.

Feronikeli 74 i ikë edhe më shumë rënies nga elita.

Skuadra nga Drenasi ka 30 pikë në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit.


Ballkani fiton me gola të vonshëm ndaj Lirisë

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar fitore me dy gola të vonshëm të realizuar ndaj Lirisë së Prizrenit. Ballkani mposhti në Suharekë skuadrën e Lirisë me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 28-të të Superligës së Kosovës.

Golin e parë për Ballkanin e Nazmi Grishi në minutën e 70-të, ndërsa të dytin kapiteni Edvin Kuç në minutën e 92-të.

Ballkani ka 56 pikë, kurse Liria në vendin e fundit me dhjetë pikë.


Drita me epërsi prej një goli pas pjesës së parë

Drita ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli në udhëtim te Llapi.

Ndeshja i takon xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës.

Drita është në epërsi 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me golin e Blend Baftiut në minutën e 42-të.

Baftiu kalon Dritën në epërsi

Drita ka kaluar në epërsi ndaj Llapit në ndeshjen derbi të xhiros së 28-të. 

Blend Baftiu realizoi në minutën e 42-të me asistimin e përkryer të mbrojtësit Juan Mesa. 

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.


16:41 - Ballkani me gol të vonshëm ndaj Lirisë

Ballkani ka shënuar golin e epërsisë ndaj Lirisë. Golin e epërsisë 1:0 ndaj Lirisë për kampionin e Kosovës e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 71-të.

Ballkani nuk shënon në pjesën e parë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Ballkanit dhe Lirisë. 

Kjo ndeshje po luhet në Suharekë dhe i takon javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.


Mbyllet pa gola pjesa e parë në Drenas

Pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli 74 – Prishtina është mbyllur pa gola. 

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe i takon javës së 28-të të elitë së futbollit kosovar.