Futboll

Supergoli i Zhegrovës ndaj PSG-së nuk mjafton

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova pranoi top shumë larg portës së Paris Saint-Germainit. Bëri disa hapa para me top dhe me gjuajtje të saktë nga distanca shënoi supergol.

Ai mposhti portierin e Italisë, Gianluigi Donnarumma, i cili nuk arriti të ndalë gjuajtjen e fuqishme të Zhegrovës në minutën e 78-të.

Megjithatë, goli i shënuar i Zhegrovës nuk mjaftoi. Lille e humbi derbin e javës së tretë të Ligue 1 të dielën nga PSG-ja me rezultatin 3:1. Për 25-vjeçarin e Kosovës ishte goli i parë i shënuar edicionin aktual në Ligue 1 të Francës.

VIDEO

Në fakt, ishte ndeshja e parë e tij me Lille në kampionat pas suspendimit. Zhegrova ka shkëlqyer në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ka shënuar tre gola. Lille është në vendi ne gjashtë me gjashtë pikë, kurse PSG-ja në vendin e parë me nëntë pikë.


Zhegrova shënon supergol ndaj PSG-së

Edon Zhegrova ka shënuar tjetër supergol për skuadrën e Lillet.

Ai shënoi me goditje të saktë nga distanca në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germainit. Zhegrova e shënoi golin në minutën e 78-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1.