Supergoli i shënuar nga Rocco Vata, djalit të legjendës së Shqipërisë në futboll, Rudi Vatës, nuk i ka mjaftuar Watfordit që të avancojë në raundin e katërt të Kupës FA.
Skuadra e Vatës u mposht 4:1 në udhëtim te Fulhami të enjten në mbrëmje, në raundin e tretë të garës.
Remember the name, Rocco Vata...#WatfordFC pic.twitter.com/Dq7Qk9u3lT
— Charlie Zazzera (@CZazzera) January 9, 2025
19-vjeçari që luan në krah dhe si sulmues i dytë e që përfaqëson të rinjtë e Irlandës, realizoi për golin e barazimit 1:1 në minutën e 33-të me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca.
Ai u zëvendësua në minutën e 67-të.
Për të ishte paraqitja e 19-të në të gjitha garat, ndërsa ka tre gola të shënuar e po aq asistime.